LAJMI I FUNDIT:

Apple përgatit laptopin e ri MacBook Pro me procesor M2

Apple përgatit laptopin e ri MacBook Pro me procesor M2

Kompania amerikan Apple është duke punuar në modelet e reja të laptopit MacBook Pro, që do të prezantohen këtë vit.

Mediat amerikane raportojnë se Apple po zhvillon versionet e reja të MacBook Pro që do t’i vë në punë procesori M2, por pa ekran ProMotion apo mini-LED, transmeton Telegrafi.


Ekranet ProMotion dhe mini-LED ishin të qasshëm gjatë viteve të kaluara në modelet MacBook Pro me procesorët M1 Pro dhe M1 Max, e kjo teknologji mundëson frekuencë freskimi të ekranit prej 120 Hz.

MacBook Pro do të duhej të ishte një prej katër Mac që do të prezantohet gjatë këtij viti. MacBook Air, 24-inç iMac dhe Mac mini që gjithashtu do të duhej të rifreskoheshin këtë vit.

Përveç Mac-ve, Apple do të prezantojë koleksionin e gjerë të produkteve tjera gjatë këtij viti, përfshirë iPhone SE 3, iPhone 14, Apple Watch Series 8 si dhe iPad Pro dhe iPad Air.

Gjiganti amerikan pritet të publikojë datën zyrtare të eventit të ardhshëm, e tashmë ka filluar të spekulohet se bëhet fjalë për fillimin e marsit. /Telegrafi/