LAJMI I FUNDIT:

Apple nuk ka filluar prodhimin e iPhone X

Apple nuk ka filluar prodhimin e iPhone X

Apple do të fillojë para-porositë për iPhone X më 27 tetor dhe pret të fillojë dërgimin e porosive më 3 nëntor, por kjo mund të ndryshojë.

Sipas një analisti me emrin Raymond James,  Apple nuk ka filluar prodhimin masiv të iPhone X. Ai thotë se njësitë do të fillojnë të dalin nga linjat e prodhimit në mes të tetorit dhe do të rriten deri në tremujorin e fundit të vitit.

Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë, atëherë ne mund të presim që iPhone X të jetë në dispozicion në stoqe shumë të kufizuara nëse dhe kur fillon më 3 nëntor.