LAJMI I FUNDIT:

Apple mund të braktisë procesorët e Intel duke filluar prej Mac 2021

Apple mund të braktisë procesorët e Intel duke filluar prej Mac 2021

Ndërsa Intel po përpiqet të plotësojë kërkesën globale për çipa, Apple thuhet se po krijon procesorin e vet për kompjuterët Mac 2021.

Të enjten (23 prill), Bloomberg raportoi se Apple po synon të fillojë shitjen e kompjuterave Mac me procesorët e vetë ARM, prodhim i kompanisë amerikane dhe se kjo pritet të ndodhë në vitin 2021. Sipas raportit, Apple do të mbështetet në modelet e përdorura në çipat të cilët i ka përdorur për modelet e saj të fundit të iPhone dhe iPad.


Lideri amerikan i teknologjisë thuhet se po punon në tre procesorë të ndryshëm për kompjuterët Mac, të njohur teknologjinë e njohur si ‘sisteme në çipa’, të cilat bazohen në modelin e ardhshëm të procesorit – iPhone A14.

Burimet i thanë Bloomberg se procesorët e Mac do të jenë “shumë më të shpejt se procesorët në iPhone dhe iPad”.

Nëse Apple është e suksesshme në zhvillimin e këtyre çipave, lëvizja e re e kompanisë amerikane mund të sjellë një goditje të konsiderueshme për prodhuesin e njohur Intel, i cili ka qenë duke luftuar për të përmbushur kërkesën e tregut me procesorë.

Në të kaluarën, vonesat e Intel ngadalësuan lëshimin e MacBook Retina me 12 inç të Apple, pasi Apple planifikoi produktin me supozimin se një procesor i veçantë nga Intel do të ishte në dispozicion më shpejtë sesa i njëjti u bë i mundur.