LAJMI I FUNDIT:

Apple, filmat e rinj në iTunes, dy javë pas shfaqjes në kinema!

Apple, filmat e rinj në iTunes, dy javë pas shfaqjes në kinema!

Apple mund të jetë në bisedime me studio e filmave për të nënshkruar një kontratë ekskluzive sipas të cilës do të mund të sjellte filmat më të ri për një kohë të shkurtër pas debutimit të tyre në kinema.

Sipas një raporti të ri thuhet se Apple është duke u munduar të bindë studio e filmave për t’i dhënë qasje në filma sa më herët dhe nëse marrëveshja arrihet, filmat mund të jenë të gatshëm në iTunes brenda disa javëve pas shfaqjes në kinema.


Sipas Bloomberg, një numër i kompanive të filmave si Warner Bros, 21st Century Fox etj., janë duke shqyrtuar dhënien e filmave për një çmim të konsiderueshëm, dy javë pasi filmat dalin në kinema.

Për këtë ofertë, raporti bën të ditur se kompanitë janë duke e shqyrtuar shërbimin iTunes të Apple.

Për momentin, kinematë kanë të drejtat ekskluzive të shfaqjes së filmave për 90 ditë. Pas kësaj kohe, filmat dalin në DVD dhe në hapësirën digjitale.