LAJMI I FUNDIT:

Apple është duke punuar në një iPhone të palosshëm

Apple është duke punuar në një iPhone të palosshëm

Ndërsa Samsung me sa duket tashmë është duke punuar në Galaxy Fold 2, Apple duket se po eksperimenton edhe me koncepte plotësisht të reja të iPhone-ve.

Siç konfirmoi në Twitter, Jon Prosser, ai nuk duhet të jetë një iPhone i përkulshëm, por dy ekrane që mund të palosen dhe hapen, transmeton Telegrafi.


Sipas Prosser, i cili ka kontakte të shkëlqyera brenda grupit dhe përveç të tjerash, ka lëshuar të gjitha detajet e iPhone 12 të ardhshëm, iPhone i palosshëm do të paraqitet në fillim të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, prototipi i iPhone duket pothuajse si një ekran i vazhdueshëm kur hapet. Dizajni është i bazuar në seritë aktuale të iPhone 11.

Duke pasur parasysh problemet që telefonat celularë të palosshëm janë akoma duke u përballur, rruga e Apple nuk duket të jetë plotësisht e lehtë.

Një përdorues në Twitter postoi një foto të tabletit të përdorur në serialin televiziv Westworld, i cili mund të paloset në tre pjesë në një mënyrë ultra të hollë. /Telegrafi/