LAJMI I FUNDIT:

Apostolova në vend të Zbogarit

Apostolova në vend të Zbogarit

Këshilli Evropian ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se ka emëruar të enjten pasuesen e përfaqësuesit të BE-së të deritanishëm në Kosovë, Samuel Zbogar.

“Më 4 gusht 2016, Këshilli ka emëruar Natalya Apostolovën nga Bulgaria, Përfaqësuese Speciale (PSBE)Për Kosovën. Apostolova do ta zëvendësojë Samuel Zbogarin nga data 1 shtator”, thuhet në njoftimin e KE-së. “Përfaqësuesi Special i BE-së luan një rol udhëheqës në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe shumetnike, nëpërmjet fuqizimit të qëndrueshmërisë në rajon dhe duke kontribuar për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë në Ballkanin Perëndimor”.