LAJMI I FUNDIT:

Me apo pa heqjen e masave, Labinot Tahiri zotohet se do të organizojë “Darkën e Gurbetqarit” në Ferizaj këtë verë

Me apo pa heqjen e masave, Labinot Tahiri zotohet se do të organizojë “Darkën e Gurbetqarit” në Ferizaj këtë verë
Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, këtë vikend ka zgjedhur që bashkë me familjen e tij të largohet në bregdetin shqiptar.

Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke kaluar disa çaste të këndshme bashkë me më të dashurit e tij.

I lumtur që masat për COVID-19 janë të lehtësuara, Tahiri shkroi në Facebook se ashtu siç ka bërë çdo vit tjetër, edhe këtë herë do ta organizojë darkën mikpritëse për bashkatdhetarët gjatë verës, në qytetin e tij të lindjes, Ferizaj.


https://www.instagram.com/p/CBFuHe8Bh2M/

Megjithëse ende nuk ka një vendim definitiv nga institucionet përgjegjëse lidhur me faktin nëse do të ketë këtë vit organizime të shumta në njerëz, Labi ka thënë se prapëseprapë do ta organizojë darkën në fjalë.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Të dashur shqiptarë dhe ju nga Diaspora!
Gurbetqarë të dashur uroj të jeni shëndosh e mirë dhe do të vini shëndosh e mirë në Kosovë.
Edhe nëse do ti heqin masat edhe nëse nuk do ti heqin për ndalimin e ahengjeve familjare e mbremjeve ku pa muzik nuk ka jetë!
Unë dhe ne, prap do ta organizojmë DARKËN E GURBETQARIT në Ferizaj Kosovë e Shqipërisë, si shenjë rrespekti për shpirtin e juj që dhuroni dhe bëni shumë pêr atdhe.
Tani është viti i 7-të që organizoj atë mbremje.
Me familjen dhe femijet po bejmë planet më të mira se si do të ju japim ngrohtësi në atë natë.
Me dashuri përgjithmonë, Labi –FKSH”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kalo në kategori