LAJMI I FUNDIT:

Apliko online për garën ‘Dig Data’

Apliko online për garën ‘Dig Data’

Faqja e garës “Dig Data” nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës është tashmë online dhe përmban të gjitha informatat që lidhen me pjesëmarrjen në këtë garë.

“Dig Data” është garë e cila fton hulumtuesit e të dhënave të gërmojnë të dhënat e hapura, të reflektojnë mbi to dhe ofrojnë për publikun solucione kreative rreth përdorimit të tyre.


Kjo garë synon të përfshij opinionistët, mediat, shoqërinë civile, qeverinë, sektorin privat, akademinë, gazetarët, dizajnerët, novatorët e teknologjisë dhe të gjithë ata që ofrojnë zgjidhje kreative për adresimin e çështjeve të ndryshme, për të reflektuar mbi rëndësinë e të dhënave të hapura për një qeverisje më të hapur dhe më përgjegjëse.

Gara ndahet në dy kategori, ajo për komunikim të të dhënave me fond deri në 30 mijë euro dhe ajo për intervenim në qeverisje bazuar në të dhëna, me fond deri në 150 mijë euro.

Lansohet fushata Dig Data, për hapjen e të dhënave
Lexo po ashtu Lansohet fushata Dig Data, për hapjen e të dhënave

Gara “Dig Data” është e hapur deri më 26 shtator të këtij viti. /Telegrafi/