LAJMI I FUNDIT:

Apeli lë në fuqi masën e arrestit shtëpiak ndaj Safete Tolaj dhe paraburgimit ndaj djalit të saj

Apeli lë në fuqi masën e arrestit shtëpiak ndaj Safete Tolaj dhe paraburgimit ndaj djalit të saj

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës të te pandehurve Fisnik Tolaj dhe mbikëqyrëses së degës në Deçan të Gjykatës Themelore, Safete Tolaj.

“Kolegji prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, e  ka lënë fuqi aktvendimin e datës 15.01.2017, të Gjykatës Themelore në Pejë, sipas të cilit, të parit i është shqiptuar masa e paraburgimi në afat prej një muaji, ndërsa të dytës ajo e arrestit shtëpiak po ashtu prej një muaji.


F.T. po dyshohet nga ana e prokurorisë për veprat penale të mashtrimit nga neni 335 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ushtrim të ndikimit nga neni 431 të këtij kodi. Ndërkaq S.T. për veprën penale keqpërdorim i autoritetit zyrtar nga neni 422,  i të njëjtit ligj”, thuhet në njoftimin për media.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vlerësuar drejtë kur të pandehurve ua ka caktuar këto masa, duke vepruar në përputhje me dispozitat e nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori