LAJMI I FUNDIT:

Anulohen rreth 100 fluturime të Air Berlin, sepse pilotët u lajmëruan si “të sëmurë”

Anulohen rreth 100 fluturime të Air Berlin, sepse pilotët u lajmëruan si “të sëmurë”
Flight passengers crowd in front of the desk of German airline Air Berlin at the airport in Duesseldorf, western Germany, on September 12, 2017, after the troubled airline had to cancel flights due to "operational reasons". / AFP PHOTO / dpa / Roland Weihrauch / Germany OUT (Photo credit should read ROLAND WEIHRAUCH/AFP/Getty Images)

Air Berlin u detyrua të anulonte rreth 100 fluturime të martën për shkak të numrit të madh të pilotëve që njoftuan se janë të sëmurë e nuk paraqiten dot në punë.

Kompania ajrore gjermane nuk është në gjendje të paguajë rrogat e tyre dhe bojkotimi i pilotëve kërcënon ekzistencën e saj bashkë me mundësinë për të shpëtuar vende pune në kohën kur është duke kërkuar investitorë për një pjesë të biznesit të vet.


Gati 200 pilotë munguan njëkohësisht, duke bërë që qindra pasagjerë të bllokohen në terminalin e nisjeve të Aeroportit Tegel të Berlinit.

Disa e pritën lajmin me humor, të tjerë reaguan me zemërim duke argumentuar se pilotët, pavarësisht situatës, duhet të bëjnë punën e tyre.

“Pilotët thonë se janë të sëmurë, sepse nuk paguhen kjo është e gjitha dhe ne mbetëm të bllokuar këtu. Mbase do ta shijojmë Berlinin ca më gjatë”, thotë Josephine Jackson, udhëtare nga Australia, përcjell tch.

“Jam shumë i zemëruar është normale, sepse po na trajtojnë komplet si idiote. Presim në radhë këtu dhe fakti që pilotët kanë njoftuar të gjithë se janë të sëmurë është vërtetë fyes. Ata duhet të bëjnë punën me të cilën janë pajtuar. Gjithë kjo dramë vjen vetëm sepse nuk janë përfshirë në negociata me Air Berlin dhe kjo bëhet në kurriz të pasagjerëve”, thotë Nero Brandenburg, pasagjer.

Air Berlin, kompania e dytë më e madhe ajrore e Gjermanisë u detyrua të depozitonte muajin e kaluar kërkesën për mbrojtje nga falimentimi kur aksioneri Etihad Airways tërhoqi fondet e tij pas disa vitesh që firma rezultonte me humbje.