LAJMI I FUNDIT:

Anulohen qindra fluturime në Nju Jork

Anulohen qindra fluturime në Nju Jork

Reshjet e dëborës së që kanë ndodhur gjatë paradites së sotme, çuan në anulimin e qindra fluturimeve në aeroportet e Nju Jorkut.

Rreth 470 fluturime, ose rreth 37% e totalit të planifikuar për nisje apo mbërritje në aeroportin ndërkombëtar të JFK-së, u anuluan rreth orës 09:00 sipas asaj lokale, 550 fluturime ose 44% për aeroportin ndërkombëtar të Newark dhe 485 (42%) për aeroportin e La Guardias, që lidh kryesisht shtetet amerikane.

Agjencia që mbikëqyr tre aeroportet, Autoriteti Portual, i cili është kritikuar gjerësisht për kaosin e krijuar pas reshjeve masive të dëborës në fillim të janarit, bëri me dije se çdo aeroport kishte marrë si masë paraprake pajisjen me shtretër portativë, batanije, pelena dhe qumësht për foshnja.

Rreth 15 deri në 25 centimetër dëborë pritet të regjistrohet në qytetin e Nju Jorkut gjatë mesditës dhe rreth 50 centimetër në zonat më rurale të Shtetit të Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Connecticut. Shkollat publike të Nju Jorkut, gjykatat si dhe shërbimet publike vijojnë punën si zakonisht. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori