Ndeshja përfundoi pa gola me të dyja ekipet që kishin gola të anuluar, por Interi po ashtu kërkoi edhe një penalti.

“Ne ishim menjëherë afër njëri-tjetrit, bëmë lëvizje dhe topi përfundoi duke prekur dorën time, por unë nuk mund të largohesha nga rruga”, ka thënë ai për Milan Channel, transmeton Telegrafi.


“Ne luajtëm më mirë në pjesën e parë, pastaj u tërhoqëm shumë pas pauzës. Ne provuam të shkojmë në kundërsulme më shpesh, por Interi ia doli mirë të na mbajë neve”.

“Ishte ndeshje e vështirë, veçanërisht për mua pasi jam tifoz i Milanit. E rëndësishme ishte që ne e mbajmë Interin prapa nesh në tabelë dhe tash duhet të fitojmë në Udine. Do të jetë vështirë, edhe pse ata nuk po kalojnë nëpër një periudhë të mirë”, ka shtuar italiani. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app