Antonelli fiton për herë të tretë radhazi dhe rrit epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme

Kimi Antonelli me Mercedes ka triumfuar në Çmimin e Madh të Miamit, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke rritur epërsinë në renditjen e përgjithshme.
Gara u karakterizua nga kaos që në start, periudhë me makinë sigurie dhe reshje shiu, ndërsa pas Antonellit në podium u ngjitën Lando Norris (McLaren) në vendin e dytë dhe Oscar Piastri (McLaren) i treti.
Piastri e siguroi podiumin pasi e kaloi Charles Leclerc në xhiron e fundit, duke e lënë Ferrarin pa vend në top-3.
Kimi ⚔️ Max
How Antonelli took the lead from Verstappen into Turn 11 😮💨👇#F1 #MiamiGP pic.twitter.com/AH2wA1W5cy
— Formula 1 (@F1) May 3, 2026
Start kaotik dhe kthesa të shumta
Ndonëse nisi nga pole position, Antonelli pati një nisje të dobët dhe humbi kryesimin. Charles Leclerc e shfrytëzoi situatën dhe doli në vendin e parë pas një dueli me Lando Norrisin. Humbësi më i madh në xhirot e para ishte Max Verstappen, i cili u rrotullua dhe ra nga vendi i dytë në të nëntin.
Në xhiron e gjashtë u aktivizua makina e sigurisë, pasi Isack Hadjar dhe Pierre Gasly u përplasën në mur në incidente të ndara. Të dy pilotët shpëtuan pa lëndime, por gara për ta përfundoi aty.
Më pas, Liam Lawson dhe Nico Hülkenberg u tërhoqën për shkak të problemeve teknike, ndërsa ekipet u paralajmëruan edhe për shi, gjë që e rriti pasigurinë në strategji.
Pas rifillimit, Norris e parakaloi Leclercun në xhiron e 14-të, ndërsa pak më pas edhe Antonelli e kaloi ferraristin, duke e zbritur atë në vendin e tretë. Problemet e Ferrarit vazhduan edhe me ndalesën në boks, ku Leclerc u rikthye larg kreut dhe reagoi i frustruar në radio.
Aaand breathe... 😮💨
Here's our Top 10 from the Miami Grand Prix! 👇#F1 #MiamiGP pic.twitter.com/dyKCEt1SjE
— Formula 1 (@F1) May 3, 2026
Podiumi vendoset në fund, Antonelli kryeson kampionatin
Në xhiron e 26-të filluan reshjet, duke sjellë një seri ndalesash në boks dhe duke e përzier sërish renditjen. Antonelli e rimori kryesimin në xhiron e 29-të, por më pas raportoi probleme me kutinë e shpejtësisë. Pavarësisht kësaj, ai arriti të menaxhojë ritmin dhe ta mbajë vendin e parë deri në fund, para Norris.
Drama më e madhe u zhvillua pas tyre, në betejën për podium. Leclerc luftoi gjatë me Verstappenin, por në fund u kalua nga Oscar Piastri, i cili e rrëmbeu vendin e tretë në xhiron e fundit. Leclerc më pas u rrotullua dhe humbi pozicione edhe ndaj Verstappen dhe George Russell.
K1MI! ☝️#F1 #MiamiGP pic.twitter.com/RTTvYpxCOJ
— Formula 1 (@F1) May 3, 2026
Me këtë fitore, Antonelli e ka zgjeruar epërsinë në renditjen e përgjithshme në 100 pikë, duke qenë 20 pikë përpara shokut të skuadrës George Russell (80). Leclerc është i treti me 63 pikë, ndërsa Norris mban vendin e katërt me 51 pikë. /Telegrafi/

















































