Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, është rikthyer te goli në Superligën e Çekisë, duke shënuar në fitoren 2-0 të Sparta Pragës ndaj Jablonec.

Ai u fut në lojë në minutën e 60-të, duke lërë menjëherë shenjë, në fitoren e skuadrës së tij.


Ishte minuta e 77-të, kur pas asistimit të Jan Kuchtës, ai u gjet brenda zonës dhe me një goditje të bukur e dërgoi topin në anën e majtë të rrjetës, duke e mposhtur portierin Jan Hanus për 2-0.


Hera e fundit kur Rrahmani kishte shënuar ishte ndaj Ostravës me 28 shkurt.

Ky ishte goli i parë i tij pas 10 ndeshjesh, ndërsa në total ai numëron tashmë 10 gola dhe 2 asistime në kampionat.

Rrahmani është penguar nga lëndimet gjatë këtij sezoni, pasi për një periudhë të gjatë ishte edhe golashënuesi më i mirë i ekipit.


Megjithatë, ai vazhdon të mbetet një nga sulmuesit më të preferuar të përzgjedhësit Franco Foda te Kombëtarja e Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app