LAJMI I FUNDIT:

Anton Quni: Ushtarët e mi rrezikuan shumë për informata, SHIK-u nuk na ofroi asgjë për forcat serbe (Video)

Anton Quni: Ushtarët e mi rrezikuan shumë për informata, SHIK-u nuk na ofroi asgjë për forcat serbe (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur edhe për SHIK-un.

Quni ka thënë se është normale që kur je në luftë të kesh një shërbim inteligjent që do të kryente shërbime profesionale.


“Pas luftës mendimi im për këtë shërbim ka evoluar. Përderisa institucionet tjera që kanë ekzistua, para e gjatë luftës janë shuar, ky shërbim ka vazhduar deri në vitin 2008, së paku kështu është deklaruar nga udhëheqësi i këtij shërbimi”.

“Nuk kam përshtypje të mira e as mendime të mira për SHIK-un, sepse misioni i shërbimeve të këtij lloji është mbledhje e informatave dhe mbrojtja e informatave. Unë gjatë kohës sa kam qenë në luftë asnjë informatë për forcat serbe nuk e kam marrë nga kreu i këtij shërbimi. Të gjitha informatat për forcat serbe i kemi marrë vet”.

Ish-komandanti i batalionit diversanto-vëzhgues ka thënë se ushtarët që ai ka drejtuar nuk kanë përfituar asnjë informatë për SHIK-un.

“Ne si njësi nuk kemi përfituar asnjë informatë nga ky shërbim. Kam dëgjuar që kanë thënë se kanë siguruar informata me thasë nga forcat serbe. Por unë me ushtarët e mi kemi rrezikuar shumë për të siguruar informata nga terreni për forcat serbe”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se autoritetet e larta të SHIK-ut janë ato që duhet të kenë informata për vrasjet e pasluftës para çdo institucioni.

“Nëse dikush duhet të dijë për vrasjet e pasluftës, atëherë ato duhet të jenë autoritetet më të larta të SHIK-ut”, tha ndër të tjera Anton Quni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori