LAJMI I FUNDIT:

Anthony Joshua përjashton përleshjen kundër Mike Tyson, ka frikë se tifozët do ta vërshëllejnë nëse e rrah amerikanin

Anthony Joshua përjashton përleshjen kundër Mike Tyson, ka frikë se tifozët do ta vërshëllejnë nëse e rrah amerikanin
-->

Mike Tyson është emri që Anthony Joshua nuk mund t’i shpëtojë kur bëhet fjalë për një meç mes tyre.

Megjithatë këtë herë, nuk është vetëm tema e nxehtë e një lufte unifikimi mes Joshuas dhe Tyson Fury.

Tani, Joshua iu është përgjigjur pyetjeve në lidhje me luftimin e një njeriu, boksin e të cilit e ka admiruar tërë jetën e tij.

Joshua paralajmëron Furyn: Ke diçka që dua ta marr, ndodhesh në listën time të eliminimeve
Lexo po ashtu Joshua paralajmëron Furyn: Ke diçka që dua ta marr, ndodhesh në listën time të eliminimeve

Bëhet fjalë për legjendën Mike Tyson, i cili ka shokuar botën e sportit ditëve të fundit duke dhënë premtime për një rikthim në ring.

Por, kur e pyetni boksierin më të mirë aktualisht në botë nëse ai do të luftonte me ‘Iron Mike’, Joshua jep thjesht respekt për legjendën e boksit.

I pyetur nëse do të hynte në ring me 53-vjeçarin, ai buzëqeshi dhe tha se nuk do ta bënte, pasi të gjithë do të ishin kundër tij.

“Me gjithë respektin nuk do ta bëja”, ka thënë fillimisht Joshua për The Sun.

Anthony Joshua i dërgon mesazh Mike Tysonit dhe Floyd Mayweatherit
Lexo po ashtu Anthony Joshua i dërgon mesazh Mike Tysonit dhe Floyd Mayweatherit

“Edhe sikur ta luftoja Iron Mike dhe ta rrahja, mendoj se do të isha i vetmi që do të brohoriste. Njerëzit do të vërshëllenin. Ai është një legjendë. Ai është boksieri më i madh i epokës moderne”.

“Ka vetëm dy kampionë të njohur që bota i njeh, Ali dhe Mike Tyson – fytyrat më të njohura në botë kur bëhet fjalë për boksin”, përfundoi boksieri anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Ndërkombëtare
Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi

Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi

La Liga
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Ndërkombëtare
Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

La Liga
Kalo në kategori