LAJMI I FUNDIT:

Anthony Albanese do të bëhet kryeministër i ri i Australisë

Anthony Albanese do të bëhet kryeministër i ri i Australisë

Lideri i Partisë Laburiste australiane, Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Australisë pasi ka arritur ta mposht konservatorin, kryeministrin aktual, Scott Morrison.

Reklama

Është e sigurt se ai do ta formon një qeveri të pakicës, megjithëse po vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare, raporton cnn.

Partitë kanë nevojë për një shumicë prej 76 vendesh për të formuar një qeveri të shumicës. Laburistët aktualisht kanë siguruar 72 vende, sipas Komisionit Zgjedhor australian.

Ndërkohë, Albanese shërbeu si ministër në qeverinë e mëparshme laburiste nën kryeministrat Kevin Rudd dhe Julia Gillard, përpara se të merrte postin e liderit të partisë pas humbjes më të fundit të partisë në zgjedhjet e vitit 2019.

Në vend të një konkurrence politikash, këto zgjedhje u fokusuan në karakterin e liderëve – Morrison është përballur me akuzat për pandershmëri edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ndërkohë, Albanese ka marr nofkën e kantierit pasi si kryefjalë e kishte “ndërtimin”- “Nëse zgjidhem Kryeministër, do të ndërtoj gjëra në këtë vend”, kishte premtuar gjatë fushatës elektorale.

Macron akuzon kryeministrin australian se ka gënjyer për një kontratë miliarda dollarëshe të nëndetëseve
Lexo po ashtu Macron akuzon kryeministrin australian se ka gënjyer për një kontratë miliarda dollarëshe të nëndetëseve

59-vjeçari do të bëhet kryeministri i parë i vendit që nuk ka prejardhje anglo-kelte, gjegjësisht babanë e ka nga Italia.

Si një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, ai thotë se është koha që parlamenti të reflektojë për “Australinë moderne”.

Ai ka fituar një reputacion si mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas për australianët, një avokat i komunitetit LGBT dhe si tifoz i pasionuar i regbit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden rrëzohet gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve ushtarakë në Kolorado

Biden rrëzohet gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve ushtarakë në Kolorado

Amerika
Zelensky mori mbështetje të fuqishme për furnizimin me aeroplanë luftarakë

Zelensky mori mbështetje të fuqishme për furnizimin me aeroplanë luftarakë

Evropa
Shefi i Wagnerit, Prigozhin: Detyra jonë e radhës mund të jetë mbrojtja e territorit rus

Shefi i Wagnerit, Prigozhin: Detyra jonë e radhës mund të jetë mbrojtja e territorit rus

Evropa
Pavarësisht imunitetit diplomatik, Afrika e Jugut po shqyrton opsionet ligjore lidhur me arrestimin e Putinit

Pavarësisht imunitetit diplomatik, Afrika e Jugut po shqyrton opsionet ligjore lidhur me arrestimin e Putinit

Evropa
Rusia ka humbur të paktën 60 mijë ushtarë në përpjekjet për të pushtuar Bakhmutin

Rusia ka humbur të paktën 60 mijë ushtarë në përpjekjet për të pushtuar Bakhmutin

Evropa
“Putini në panik” – zbulohen dy arsyet pse ai është i tmerruar dhe po refuzon të udhëtojë jashtë Rusisë

“Putini në panik” – zbulohen dy arsyet pse ai është i tmerruar dhe po refuzon të udhëtojë jashtë Rusisë

Botë
Kalo në kategori