LAJMI I FUNDIT:

Inaugurohet fluturimi i parë Prishtinë-Zagreb në ANP ‘Adem Jashari’, do të operoj tri herë në javë

Inaugurohet fluturimi i parë Prishtinë-Zagreb në ANP ‘Adem Jashari’, do të operoj tri herë në javë

Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” njofton se ka inauguruar fluturimin e parë Prishtinë-Zagreb.

Kjo linjë e re ajrore do të operoj tri herë në javë, e mundësuar nga MyWings në bashkëpunim me TradeAir.

“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ u inaugurua fluturimi i parë Zagreb-Prishtinë-Zagreb, i cili do të operohet tri herë në javë”, thuhet në njoftimin e ANP-së.

Në Kroaci jetojnë një numër shumë i madh i bashkatdhetarëve tanë, ku vazhdimisht ka pasur kërkesa për këtë linjë, duke ju mundësuar atyre udhëtime të rehatshme, të shpejta dhe me çmime të lira drejt vendlindjes.

Nisjen e fluturimeve e ka konfirmuar dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

“Nis sërish fluturimi direkt nga Zagrebi në Prishtinë”, ka shkruar Barishiq në Twitter.

Kjo linjë do të operojë çdo tё hёnё, tё mёrkure dhe tё shtune me nisje nga Zagrebi pёr nё Prishtinё nё ora 12:15 dhe nga Prishtina nё Zagreb nga ora 14:10.

MySky24 thotë se janë të lumtur që realizuam fluturimin e parë për këtë linjë në bashkëpunim me MyWings, si një ndër kompanitë lidere në treg.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Qeverisë së Kroacisë ku kanë theksuar se rihapja e kësaj linje është shumë e rëndësishme për fuqizimin e marrëdhënieve miqësore ne mes të dy vendeve ku do të ketë ndikim në fuqizimin e ekonomisë dhe lëvizjes më të lehtë të njerëzve. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori