LAJMI I FUNDIT:

Anneli Karin Andersen, përzgjedhëse e re e Kosovës në konkurrencën e femrave

Anneli Karin Andersen, përzgjedhëse e re e Kosovës në konkurrencën e femrave

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka prezantuar sot (e enjte) përzgjedhësen e re të Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e femrave, suedezen Anneli Karin Andersen si dhe stafin e saj përcjellës.

E pranishme në këtë konferencë ishte edhe ambasadorja suedeze në Kosovës, Karin Hernmarck Ahliny, kryetari Agim Ademi, anëtarja e KE-së, Vjollca Krasniqi dhe drejtori teknik, Albert Bunjaki.


Përzgjedhësja Andersen theksoi se është e nderuar që iu ka besuar drejtimi i Përfaqësueses së Kosovës dhe premtoi se do të punojë me përkushtim së bashku me kolegët e saj, Nisse Jansson dhe Katarina Olsson.

“Shpresoj se do të kontribuojmë me përvojën tonë te progresi i futbollit të Kosovës”, ka thënë fillimisht Andersen.

“Është një sfidë e madhe, por është nder për mua të jem në gjendje të kontribuojë në zhvillimin e futbollit të femrave në Kosovë”.

“Do të mundohem të kemi një start të mirë, por nuk do të jetë lehtë për shkak se përballë kemi Norvegjinë dhe Belgjikën”.

“I kam shikuar lojtaret, ndeshjet dhe kundërshtarët. Ne do të punojmë dhe besoj se do të jemi gati për t’i përmirësuar gjërat”, përfundoi suedezja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori