Ankthi pas pushimeve që mbarojnë, ekspertët japin këshilla për një rikthim të lehtë në punë
Ekziston një armik i fshehtë që i pret pushuesit me t’u kthyer në qytet: ankthi
Një ndjesi që bashkë me shqetësimin, pushton 7 në 10 qytetarë, sipas një studimi italian.
Relaksi veror bëhet një kujtim i largët dhe shqetësimet e lëna në zyrë bëhen papritur të gjalla përpara se të kesh nxjerrë rrobat nga valixhja, si ankthi i ziles që çdo mëngjes do u japë jetë telasheve të përditshme.
Kjo është tabloja e gjetur nga një studim i Observatorit të Sanpelegrinos që ka mbledhur opinionet e mijërave qytetarëve përmes një monitorimi online mbi rrjetet kryesore sociale dhe forumeve dhe komuniteteve digjitale.
Nga studimi del se pjesa më e madhe e individëve me kthimin në qytet, bien në humor të keq.
Qasja me rikthimin në qytet vjen e shoqëruar me ankthin (43%) dhe shqetësimin (33%). 27% rezultojnë të depresionuar dhe vetëm 21% janë të qetë.
Gjatë arratisjeve të pushimeve 6 në 10 qytetarë deklarojnë se nuk duan të mendojnë për rutinën që i pret.
47% e të anketuarve eviton të mendojë mbi ankthet në vendin e punës, 32% refuzon idenë e kthimit të jetës në qytet, të mendojë se nis një vit i ri dhe që duhet të bëjnë llogaritë sërish me zilen e mëngjesit.
Kështu mes shqetësimeve të shkaktuara nga rikthimi, zbulohet se nuk jemi gati psikologjikisht, që vjen e pasqyruar me plogështi dhe mungesë përqendrimi.
Përshtatja me një ndryshim çon në sforcim – shpjegon Francesca Chiricozzi, psikoterapiste dhe neuropsikologe e Universitetit La Sapienza në Romë – kur kjo kërkohet në nivele shumë të larta dhe në kohë të shpejta, organizmi ynë i lexon këto kërkesa si sinjale që e shtyjnë në gjendje alarmi.
Nga këtu gjendja e stresit, aktivizimi i përgjigjeve të nevojshme për t’u mbrojtur nga situata e sikletit psikologjik.
Ka nga ata pastaj që ndihen të rënduar pas pushimeve verore.
“Rikthimi e përkthen ankthin të lidhur me rimarrjen e aktivitetit shkollor apo të punës”, – pohon Luca Piretta, mjek nutricionist dhe gastroeterolog, specialist në Shkencat e Ushqyerjes Njerëzore.
Sa më drastik të jetë kalimi mes pushimeve dhe punës, aq më shumë është e dukshme ajo që mund të përkufizojmë si “sindroma e rikthimit”.
Kjo është e karakterizuar nga sëmundje të përgjithshme, lodhje, këputje, acarim dhe shqetësime gjumi. Disa nga këto simptoma janë me burim psikologjie, të tjerat nga deficite ushqimore dhe dehidratimi.
Por çfarë tremb më shumë?
Sipas studimit në majë të mendimeve është puna, shqetësimet më të mëdha janë ideja e rikthimit dhe të mbyllurit në një vend fizik për të punuar, keqkuptimet me kolegët dhe punëdhënësit, ankthi i rezultateve dhe stresi i zhvendosjeve.
Për sa i përket ndryshimit të stilit të jetës, rikthimi në qytet shqetëson sepse risjell pakënaqësinë kronike ndaj asaj që bëhet, luhatjet e humorit që të bëjnë irritues dhe nervoz, koha e paktë në dispozicion për të parë fëmijët, prindërit apo partnerin.
Për rikuperimin e kushteve optimale duhet nisur fillimisht nga mëngjesi.
Shumë botime shkencore tregojnë sesi të mos konsumosh vaktin e parë të ditës ul performancën e përqendrimit dhe rendimentin e aktiviteteve fizike.
Edhe një raport i duhur i kripërave me ujin ndihmon mbajtjen e ekuilibrin si në tonin e humorit, ashtu edhe kapacitetit intelektuale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert