Megjithë emblemat e ndryshme ndër vite, kohët shqiptare i njëjtësonte prorë një tipar unik, si postament i shekujve të tyre.
Ishte njëherë turku zotnues me të drejtën e “gjatësisë së shpatës” dhe njeriu i nënshtruar shqiptar, i vogli, i numërti – kishte ankth për bukën, për “katil-fermanin” e andejdetit, për ditën e nesërme të fëmijëve që lindnin njëj Moti statik e obskur, të pandrrueshëm e të vjetër sa vetë fillimi i botës…
Do të vinin pastaj monarkistët në gjysmën e atdheut matanë kufijëve, por Indipendenca e varme herë nga Roma e herë nga Belgradi dhe, mbanë tjetër, feudokapitalizmi primitiv, prodhonin sërish atë të vetmen shenjë të trishtuar: ikonën e përjetshme të ankth-ziut.
Në trojet e jashtme, ndërkaq, kje më keq akoma: shërbëtor tragjik i sllavëve të jugut, veriu i Arbërit vuante, si pat thënë përmbledhshëm Noli, doktrinën “treaktshe të shpronsimit, shpërnguljes e shfarosjes”… Rrjedhimisht ndaj, mbahej konstante gjëndja e ngrirë e ankthit se çë do sillte muzgu, e a do çelte agu me varrezë masive në Kodrën e madhe…
Më vonë, kur Europa u dogj në flakët e Ariozofisë, do të hidhte rrënjë ideja, e fill pas saj, praktika e sistemuar komuniste. Nismërisht një alternativë altruiste në vëndet skamnore që duhej të ndante barazisht varfërinë, ajo, si keqkuptim historie a dështim njerëzie, do të përdhoste shpejt idealin e vet…Absurdi do prekte kulmin kur një simbol i marrëzisë, aziati i quajtur Pol Pot, për të zhdukur borgjezinë desh të bënte rrafsh me tokë qytetet e pafajshme.
“Njeriu i ri”, jo i Niçes, por i Josifit së do kishte më trashëgimi biologjike e as rreth ndikues social… Do lindte vetëm si organizëm nul, të cilin Partia do ta kultivonte në agronom, punëtor a kopshtar… Në fakt, këtej në truallin shqiptar, do të shpallej me fuqi religjioni adhurimi i zjarrtë për bashkëkombësin e lodhur, por do vritej njeriu brenda tij, e së mbetej veçse lëvozhga etnike, e rrudhur, e thatë dhe e mbështjellë hijes së ankthit si fat i parathënë gjenetik.
E Kosova, me vise rreth e rrotull, përveç tiranisë së dogmës, do të përjetojë krusmën e kohës së dytë serbiane, që do të vente përtej sprovës apokaliptike të “njeriut të ri socialist”. Inxhinieringu i saj kolonialist ishte shumë më i errtë e specifik: u rrek të krijonte një “homo-shqiptar” të veçantë. Të ostracizuar. Pa vullnet për lirinë dhe admirues të çuditshëm të robnisë së vet… Dhe ankthi kje, ashtu, sërish qendra e dhimbjes shqiptare…
Së fundmi, demokracia e ligjëruar në “shtetet e shumta shqiptare”, e brohoritur si alkimi e lumnisë, nuk arriti ta çlirojë njeriun e tyre nga ankthi kujdestar, nga roja e mizore në shpirtin e tij. Krimi ordinar, tashmë me status të lirë qytetarie, cilësohet – një zotësi e kooperativës politike, kurse dorëvënja në pasurinë publike – një krenari e denjë ekzemplare…Në sferat e epërme, si ana hijesore e diellit, improvizohet pothuajse gjithëçka.
Ndërsa të gjithë shkruajnë më shumë se çë lexojnë, censura e dikurshme politike është pasuar nga një tjetër më pikëlluese: indiferenca ndaj librit të pluhnosur dhe zhvendosja e betejës intelektuale në rrjetët socialë ku, si ankohej Eco, flasin me kompetencë prej nobelisti injorantët më të pështirë…Për pasojë, prapë e gjithnjë, vrujon thershëm apotheoza e një cope buke, në avullin e së cilës (Remark në “Nata e Lisbonës”), ndryhet gjithë shpresa e botës dhe, njëkohësisht, tortura e heshtur e “vrimës së zezë interesante në dysheme”, drejt së cilës vështrojnë të poshtëruar sytë e ulur të ankthit…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit