Ligjet franceze parandalojnë shtetin që të bëjë mbylljen e xhamive, ka thënë ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, në një deklaratë të mërkurën vonë në përgjigje të një pyetje rreth xhamive me lidhje të dyshuara me grupe terroriste.
“Ligjet e Republikës nuk na lënë të mbyllim këto shtëpi adhurimi”, citohet të ketë thënë ai, shkruan Daily Sabah, përcjell Telegrafi.
Ministri gjithashtu tha se nga 2,500 xhami në Francë, 89 prej tyre dyshohet se kanë lidhje me grupe të tilla.
Dhe Darmanin deklaroi se Franca ka mbyllur 17 prej këtyre xhamive deri më tani për shkak të “shkeljes së ligjeve të sigurisë”.
Ministri gjithashtu u ankua se ligjet aktuale franceze lejojnë qeverinë të mbyllë xhamitë vetëm nëse vërtetohet përkatësia terroriste ose për shkak të mungesës së kushteve të duhura për një aktivitet publik.
Kështu, Darmanin vlerësuar se ligjet aktuale e vendosin qeverinë në një “pozitë të vështirë”.
Sipas Daily Sabah, në Francë, qeveria ka zhvilluar një luftë kundër asaj që e konsideron “radikalizim”.
Kohët e fundit, një shkollë në Paris që lejoi studentët e të gjitha besimeve, lirinë të vishnin simbole fetare – u bastis nga policia franceze në goditjen e fundit të vendit për të drejtat e njeriut.
Dhoma e ulët e parlamentit e Francës gjithashtu miratoi kohët e fundit një ligj për të luftuar ekstremizmin dhe të ashtuquajturin “separatizëm islamik” që qeveria ia atribuon “grupeve fetare që përpiqen të minojnë traditat laike të Francës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori
"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi