LAJMI I FUNDIT:

Ankesat e trajnerit të Çekisë në prag të ndeshjes me Kosovën

Ankesat e trajnerit të Çekisë në prag të ndeshjes me Kosovën
Jaroslav Silhavy (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Nesër (e enjte) në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja vendimtare e grupit A eliminator për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës.

Me fillim nga ora 20:45, në ‘Doosan Arena’, çekët janë nikoqirë të Kosovës në kuadër të grupit A, ku Çekia renditet në vendin e dytë me 12 pikë, një më shumë se Kosova e cila zë vendin e tretë me 11 pikë, shkruan Zëri.info.

Nuk ka dyshim se presionin më të madh e kanë çekët në këtë ndeshje, të cilët shihen edhe favoritë para Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës niset drejt Çekisë
Lexo po ashtu Përfaqësuesja e Kosovës niset drejt Çekisë

Nga ana tjetër, trajneri i Republikës së Çekisë Jaroslav Silhavy në një konferencë për shtyp është ankuar në mes të tjerash për kohën e paktë për t’u përgatitur.

Pamje gjatë ndeshjes së fundit në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Përgatitjet janë më të shkurta se zakonisht. Kemi më pak kohë për gjëra taktike. Kemi vetëm edhe pak kohë, pasi që nesër (sot) do të stërvitemi në terrenin ku do të zhvillohet ndeshja,” ka thënë fillimisht Silhavy.

Në këtë ndeshje, Çekisë do t’i mungojë futbollisti kryesor Patrick Schick.

Portieri i Çekisë, Vaclik: Të gjithë presin që të fitojmë ndaj Kosovës
Lexo po ashtu Portieri i Çekisë, Vaclik: Të gjithë presin që të fitojmë ndaj Kosovës

Futbollisti i RB Leipzig nuk është lejuar t’i bashkohet Çekisë për këto dy ndeshje shkaku i një lëndimi, por Silhavy sheh shpresë te Libor Kozak dhe Martin Dolezal.

“Të dy mund të shënojnë, por Dolezal na përshtatet më shumë. Ai është më i lëvizshëm dhe mund të krijojë hapësira tepër të mëdha në lojë pa top,” ka shtuar trajneri çek.

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori