LAJMI I FUNDIT:

”Anima Mundi” reagon ndaj helmimit të kafshëve në qytetin e Strugës

”Anima Mundi” reagon ndaj helmimit të kafshëve në qytetin e Strugës

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve ”Anima Mundi” kërkon nga komuna e Strugës që pa hamendje të dënojë helmimin masovik të qenve dhe bashkë me policinë të nisin hetimet e duhura, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Anima Mundi alarmon se në disa pjesë të qytetit të Strugës është vendosur helm dhe janë helmuar qen, mace, zogj të pastrehë, por edhe kafshë me pronarë.


Anima Mundi rikujton se vendosja e helmit është vepër penale e dënueshme deri më tre vite./Telegrafi/