LAJMI I FUNDIT:

Anibar: Vendi ku të rinjtë mund të tregojnë kreativitetin e tyre

Anibar: Vendi ku të rinjtë mund të tregojnë kreativitetin e tyre

Viti 2020 la prapa shumë gjurmë të pashlyeshme. Një vit me shumë sfida, emocione dhe frikë të cilin do ta mbajmë në mend gjatë tërë jetës. Ishte një vit ku e mbarë bota përjetoi diçka që Kosova e përjeton për vite të tëra, ndonëse në forma tjera: izolimin.

Të njohur si “të rinjtë e izoluar të Evropës”, ku liria e lëvizjes tingëllon si një term pothuajse i pamundur, u mblodhën së bashku edhe një herë për të realizuar edicionin e 12-të të Festivalit të Filmit të Animuar Anibar, në qytetin perëndimor të Kosovës që mban emrin Pejë.


Kosova edhe pse një vend shumë i vogël është e mbushur me plot potencial kreativ. Kjo vërehet nga persona të të gjitha moshave, e sidomos nga më të rinjtë. Duke qenë i vetmi vend evropian të cilit i mohohet e drejta e udhëtimit pa viza, gjithmonë mirëpret njerëz nga e gjitha bota me krahë hapur.

Kjo është një gjë që Festivali i Filmit të Animuar Anibar bënë tash e 12 vite.

Festivali i Filmit të Animuar Anibar, i njohur si një nga pikat më kryesore kulturore të vendit, gjithmonë ka për qëllim t’iu ofroj një platformë kreative të rinjve nga Kosova dhe nga mbarë rajoni. Me më shumë se 150 vullnetarë adoleshentë të paraqitur për këtë edicion, Anibar vazhdon të jetë një festival i mundësive për të gjithë.

Ky festival ka arritur suksese të njëpasnjëshme prej fillimit të tij 12 vite më parë.

Atmosfera dhe shpirti i festivalit të mahnisin që nga momenti kur hyn në qytetin e Pejës. Është pikërisht energjia e cila e veçon festivalin në tërësi dhe e bënë atë një nga festivalet më unike në rajon.

Peja me Anibar duket qytet krejt ndryshe!

Ky vit shënon edicionin e 12-të të festivalit Anibar që për temë këtë vit ka pikërisht “Izolimin”. Një temë shumë e drejtpërdrejtë por edhe unike në të njëjtën kohë.

Duke marrë parasysh se Anibar është një grup i aktivistëve të përkushtuar të cilët i nxisin të rinjtë të përdorin animacionin për të përcjellë mendimet dhe botëkuptimet e tyre dhe për të trajtuar çështje kryesore sociale që prekin rininë e Kosovës, ka fokus edhe fëmijët dhe adoleshentët në mënyrë që ata të frymëzohen dhe të shohin gjithçka që ofron bota e animacionit.

Kjo do të ndodhë edhe përmes Programit për Adoleshent dhe Fëmijë, program ky i cili ka një rëndësi të madhe për festivalin, si dhe komunitetin në përgjithësi.

Festivali fillon nga 23 deri me 30 korrik ndërsa Anibar ju mirëpret krahëhapur në qytetin e Pejës, me shpresë se normaliteti është afër pas një vitit sfidues që e lamë pas.

Për të mësuar më shumë rreth programit dhe festivalit në përgjithësi, vizitoni ueb-faqen tonë ose na ndiqni në rrjetet tona sociale!

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori