LAJMI I FUNDIT:

Anglia U-20 fiton Kupën e Botës (Video)

Anglia U-20 fiton Kupën e Botës (Video)
Getty Images

Përfaqësuesja e Anglisë U-20 e ka festuar triumfin në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Korenë e Jugut, pas fitores prej 1-0 kundër Venezuelës U-20.

Kjo është hera e parë që ekipi i Tre Luanëve fiton një finale që nga viti 1966.


Asnjë ekip anglez nuk e ka fituar një Kupë Botërore në çfarëdo lloj niveli, prej kur Bobby Moore e ngriti trofeun e famshëm para 51 vitesh.

Momenti i golit (Getty Images)

Anglia ishte afër në dy raste, duke u kualifikuar në gjysmëfinale në vitin 1981 dhe 1993.

Golashënuesi i vetëm i Anglisë U-20 ndaj Venezuelës vishte sulmuesi i Evertonit, Calvert-Lewin. /Telegrafi/