LAJMI I FUNDIT:

Anglezi që fitoi në lotari 13.5 milionë funte, tregon se si ka ndryshuar jeta e tij (Foto)

Anglezi që fitoi në lotari 13.5 milionë funte, tregon se si ka ndryshuar jeta e tij (Foto)

Fituesi i lotarisë ka folur se si jeta e tij ka ndryshuar që kur fitoi 13.5 milionë funte – dhe si familja e tij që dikur punonte në McDonald’s sot vozisin vetura luksoze Range Rover.

Peter Congdon, 71-vjeç, kur kuptoi se kishte fituar në lotari kishte festuar më një filxhan me qaj dhe më pas kishte prenotuar pushimet në Butlins, transmeton Telegrafi.


Kur në maj të vitit 2015 fitoi lotarinë, Congdon jetonte dhe vepronte në Cornwall të Anglisë, ndërsa tani tri vite më vonë, pranon se gjithçka ka ndryshuar.

Megjithatë pranon se i pëlqen të jetë modest siç ishte dikur, ai madje i ka dhuruar një milion funte në qendrën ku punonte gruaja e tij.

Por, është e pamundur që një njeri që fitoi një shumë të tillë e të mos e qeras veten dhe familjarët me nga një veturë luksoze – fillimisht bleu për vete një veturë BMW i8, por ai nuk u ndal me kaq, vazhdoi me BMW i3, Porsche Cayman, Bentley dhe tre Land Rover Defender. /Telegrafi/