Pasi ekipi ligjor i 57-vjeçarit, Andrew Malkinson nxori në dritë prova të reja të ADN-së, ai ka të ngjarë të lejohet të apelojë dënimin e vitit 2004. Malkinson u dënua me burgim të përjetshëm dhe iu refuzua dy herë apeli pasi aplikoi për shqyrtimin e rastit të tij nga Komisioni i Shqyrtimit të Çështjeve Penale (CCRC).

Malkinson u lirua me kusht në vitin 2020 dhe përparimet në metodat shkencore kanë lejuar ekipin e tij ligjor t'i sigurojë Komisionit prova të reja që vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e tij.


Prania e ADN-së së panjohur mashkullore u zbulua në mostrat e marra nga viktima dhe veshjet e saja, dhe më pas Komisioni ishte në gjendje të identifikonte të dyshuarin duke kërkuar në bazën e të dhënave kombëtare.

Policia e Manchesterit zbuloi sot se bëhet fjalë për 48-vjeçarin nga Essex, i cili ishte arrestuar muajin e kaluar si i dyshuar për përdhunim dhe u lirua në procedura të rregullta, shkruan independent.

Screenshot 1 103

Prandaj komisioni lejoi që çështja t'i referohej Gjykatës së Apelit, ku gjyqtarët do të vendosin nëse do të lejojnë ankimin kundër dënimit.

"Unë jam i pafajshëm. Më në fund kam mundësinë ta provoj këtë falë këmbënguljes së ekipit tim ligjor", tha Malkinson në një deklaratë të lëshuar nga avokatët e tij.

“Kam vetëm një jetë dhe deri më tani më kanë vjedhur 20 vite. Unë dje mbusha 57 vjet. Edhe sa do të zgjasë?”, pyeti Malkinson.

Ai u dënua për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje 33-vjeçare në Salford në korrik të vitit 2003.

Ndryshe, ekipi ligjor pretendon se vendimi është marrë pavarësisht mungesës së ndonjë prove mjekoligjore që e lidh atë me sulmin dhe pavarësisht mospërputhjeve në rrëfimet e dëshmitarëve okularë. /Telegrafi/