Angjushev thotë se ekonomia e Maqedonisë si asnjëherë më parë nuk ka pasur numra më të mira
“Ekonominë gjatë viteve të fundit, posaçërisht në gjashtë muajt e fundit e çuam në një sferë reale. Numrat tregojnë rritje të investimeve, rritje të BPV-së, rritje të eksportit, rritje të pagave, rritje të numrit të të punësuarve. Me këto numra nuk mund të manipulohet, as të shtojmë e as të marrim”.
Kështu u deklarua zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në intervistën e tij për TV Telma, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se vjet investimet e huaja arritën 624 milionë euro, nga ku 400 janë investime të huaja direkte dhe se në tremujorin e parë ka rritje për 9.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Angjushev shton se po ndërtohen 30 fabrika, rritja e BPV është katër për qind, paga mesatare është rritur për gjashtë për qind dhe se për dy vite, siç thotë zëvendëskryeministri, janë punësuar 50.000 persona nga ku vetëm 2.000 janë në administratë publike ndërsa të tjerët janë në sektorin real.
Sipas tij është e rëndësishme që këto numra bazohen në ekonomi reale dhe që janë vërtetuar në raportin e KB-së.
“Këto numra bazohen në ekonomi reale, dhe jo në bazë të një ekonomie të paramenduar nga ana e Qeverisë dhe projekte të paramenduara që japin rezultate të shpejt dhe probleme të gjata”, thotë Angjushev duke theksuar se pret që edhe më tej të vazhdojë trendi i rritjes së pagave.
Angjushev deklaron se si asnjëherë më parë vendi nuk ka pasur numra më të mira në ekonomi dhe se këto numra kanë ndikim te qytetarët.
“Të bëhemi realist. Nuk ekziston shkop magjik ku për një natë si shtet do të arrihet në standard si Zvicra apo Gjermani. Këtë e dimë dhe secili që është realist e din këtë. Por se numrat e përmirësohen dhe rriten edhe për këtë nuk ka mëdyshje, për shkak se secili prej nesh e ka ndjerë këtë”, thotë Angjushev./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit