LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Me siguri do të realizohet rritja e parashikuar prej 3.2 për qind për vitin 2019

Angjushev: Me siguri do të realizohet rritja e parashikuar prej 3.2 për qind për vitin 2019

Rritja ekonomike e parashikuar prej 3.2 për qind vitin e ardhshëm do të realizohet me siguri, janë zhbllokuar projekte të mëdha infrastrukturore në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, ndërsa dhe përveç tyre priten edhe aktivitete tjera serioze me intensifikimin e gazifikimit si dhe investimet në energji, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto janë pjesë e vlerësimeve të bëra nga zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev gjatë prezantimit të programeve ekonomike nga buxheti i vitit të ardhshëm.


Siç informon zv. kryeministri, planifikohet rritja e investimeve bruto në një bazë reale prej 4.2 për qind, 26.2 miliardë denarë për investime kapitale, nga të cilat 5.2 miliardë në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, me 44 për qind më shumë fonde. Vitin e ardhshëm do të ketë një buxhet prej 80 për qind më të lartë për gazifikim, 3.3 miliardë denarë do të investohen për zhvillimin rural dhe 475 milionë denarë do të kenë investime kapitale për ndërtimin e infrastrukturës në zonat e zhvillimit teknologjik-industrial.

“Pas ecurisë së dobët të BPV-së në tremujorin e parë, rritja prej 3.2% në tremujorin e dytë, në tremujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti, presim shifra të mira dhe ne besojmë se BPV-ja në vitin 2019 do të realizohet me siguri sepse projektet kryesore për autostradat janë çbllokuar, dhe po punohet intensivisht, ndërsa është zhbllokuar edhe ndërtimi i hekurudhave në Korridorin 8, tha Angjushev.

Ai gjithashtu paralajmëroi se miliona denarë do të shpenzohen për stimulimin e punësimit, 720 milionë denarë për mbështetje financiare të investimeve, 700 milionë denarë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe zhvillimin e zonave të lira ekonomike, ndërsa 520 milionë denarë do të ndahen përmes Fondit për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik. Për promovimin e aktiviteteve afariste, 187 milionë denarë, 8 milionë denarë janë planifikuar për promovim ekonomik.

Angjushev gjithashtu tha se përveç dhënien e 1.1 miliardë denarëve për marrjen e masave për punësim, do të ketë edhe pesë për qind rritje të pagave të shëndetit publik nga muaji shtator, të mjekëve specialistë për 10 për qind, si dhe për pesë për qind për mësuesit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori