LAJMI I FUNDIT:

Angjushev pas zgjedhjeve largohet nga politika

Angjushev pas zgjedhjeve largohet nga politika

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev pas zgjedhjeve do të largohet nga politika, pavarësisht rezultatit, ai do t’ju kthehet firmave të tij dhe në fakultet ku ligjëronte.

Ai në emisionin ‘Top Tema’ tha se një ndër arsyet të largimit të tij nga politika është se edhe pse ka dashur të ndihmojë ai nuk është kuptuar mirë nga qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur pranova të jem pjesë e Qeverisë qëllimet e mia ishin të sinqerta, të ndihmoj shtetin me dijen që kisha marrë. Por gjatë kësaj periudhe të hyrat në kompanitë e mia ranë, ranë dhe përfitimit, duku rreth 50%. Kjo nuk është për shkak të mospjesëmarrjes në tenderë, por edhe për shkak të mungesës sime”, tha Angjushev./Telegrafi/