LAJMI I FUNDIT:

Angelovska: Për rritje më të shpejtë ekonomike më shumë gra në pozitat udhëheqëse

Angelovska: Për rritje më të shpejtë ekonomike më shumë gra në pozitat udhëheqëse

Numri i burrave të punësuar në Republikën e Maqedonisë Veriore është më i lartë për mbi 150 mijë në krahasim me gratë e punësuara, ndërsa gratë përbëjnë një përqindje më të lartë të popullatës joaktive. Vetëm 2.6 përqind e grave janë punëdhënëse në vend. Përfshirja më aktive e grave në sektorin afarist dhe pozicionet udhëheqjeje do të kontribuojë në rritjen më të shpejtë ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm, tha ministrja e Financave Nina Angelovska në panelin e nivelit të lartë “Ekonomi e mençur gjinore” i cili mbahet në kuadër të takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në Uashington,

“E dimë që gratë në të gjithë botën janë më të arsimuara se burrat. Gjithashtu e dimë që gratë në të gjithë botën janë më pak aktive në sektorin e biznesit. Kemi një përqindje shumë të vogël të bizneseve të drejtuara nga gratë. Për shembull, në Maqedoninë Veriore vetëm 2.6 përqind e grave janë punëdhënëse. Gjithashtu kemi pjesë më të madhe të burrave të punësuar në popullsinë tonë, ndërsa pjesa më e madhe e grave në popullatë joaktive. Mendoj se nëse mund t’i inkurajojmë gratë të jenë më ambicioze, të synojnë më lartë, atëherë ky do të jetë faktor i rëndësishëm për rritjen ekonomike. Në mënyrë që ekonomitë tona do të zhvillohen, është e rëndësishme të përfshijmë më shumë gra në pozita udhëheqëse”, tha Angelovska, kumton Ministria e Financave.


Në panel folën gjithashtu edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë Anila Denaj, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë franceze të Zhvillimit Remi Ry dhe zëvendësdrejtoriesha e përgjithshme për zgjerim e Komisionit Evropian Katerina Maternova./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori