LAJMI I FUNDIT:

Angellovska: Të ruhen vendet e punës që të rifillojë ekonomia

Angellovska: Të ruhen vendet e punës që të rifillojë ekonomia

Ta ruajmë çdo vend pune, secili të ketë mjete që ta mbijetojë dhe tejkalojë këtë periudhë. Ta ruajmë likuiditetin e buxhetit që t’i servisojmë detyrimet dhe ta mbrojmë likuiditetin e ekonomisë i cili pastaj duhet të rifillojë. Këto janë qëllimet sipas të cilave udhëhiqemi në përballjen me krizën dhe menaxhimin me Buxhetin, theksoi ministrja e Financave Nina Angellovska në intervistën për Radio Evropa e Lirë.

Duke folur për çfarë do të shkurtohej nga buxheti, Angellovska theksoi se gjithçka që është në funksion të përballjes me krizën, nuk mund të jetë lëndë e shkurtimit, si shëndetësia dhe siguria.

Ajo theksoi se duhet të sigurohen para për çdo qytetar që të ketë mjete, të rrjedhë mbrojtja sociale dhe të gjithë të jenë solidarë, realë de të vetëdijshëm.

“Nëse flasim për shkurtim në anën e shpenzimeve, do të ketë shkurtim të mallrave dhe shërbimeve të caktuara, shërbimeve të caktuara kapitale siç është blerja e pajisjeve, licencave, softuerëve, do të thotë në kushte të tilla gjithçka që është thelbësore dhe drejtpërdrejt nuk lidhet me përballjen me krizën e koronavirusit, ndërsa dhe dhe mundet të jenë lëndë të shkurtimit. Me një qëllim të vetëm – të ruhet çdo vend pune, secili të ketë mjete ta mbijetojë këtë periudhë, të gjithë të jemi solidarë, ta ruajmë para së gjithash likuiditetin e buxhetit që t’i servisojmë këto detyrime dhe ta ruajmë likuiditetin e ekonomisë i cili duhet të rifillojë dhe të vazhdojë ta mbushë tubacionin që të mund të vazhdojë të shkojë dhe të rrjedhë normal dhe anën e shpenzimeve”, tha Angellovska.

Ajo theksoi se pakoja e parë e masave me të cilat ofrohen kredi pa interes, subvencionim të kontributeve dje shtyrje të pagesë së akontacioneve të tatimit të përfitimit, kushton përafërsisht 40 milionë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori