LAJMI I FUNDIT:

Angellovska: Me ribalancin e buxhetit nuk ka shkurtim të mjeteve për financimin e partive politike

Angellovska: Me ribalancin e buxhetit nuk ka shkurtim të mjeteve për financimin e partive politike
Foto: Ilustrim

Ministrja e Financave Nina Angellovska, tha se me ribalancin e ri të buxhetit nuk do të ketë shkurtim të mjeteve për financim të partive politike.

“Me vendimin për risistemim mes shfrytëzuesve buxhetor dhe fondeve e cila ishte miratuar para një muaji kishte shkurtim të zërave të financimit të partive politike dhe ai zë tani me ribalancin e Buxhetit nuk ka duruar kurrfarë ndryshimi. Për momentin në atë zë në atë program ka rreth 106 milion denarë në korrniza të Ministrisë së Drejtësisë”, tha Angelovska.


Sot qeveria e kaloi ribalancin e buxhetit, të hyrat janë korrigjuar në 3.207 miliardë euro, si rezultat i pandemisë, ndërsa shpenzimet prej 3.959 miliard euro, deficiti 6.8 %.

Sipas Ministrisë së Financave, ky ribalanc është dizajnuar apostafat për ndihmën e rimëkëmbjes së ekonomisë vendore duke ndihmuar biznesin dhe qytetarët, konform masave që do ndihmojnë rritjen e konsumit privat dhe publik./Telegrafi/

Rebalanci i buxhetit u aprovua sot në Qeverinë e Maqedonisë
Lexo po ashtu Rebalanci i buxhetit u aprovua sot në Qeverinë e Maqedonisë