LAJMI I FUNDIT:

Rebalanci i buxhetit u aprovua sot në Qeverinë e Maqedonisë

Rebalanci i buxhetit u aprovua sot në Qeverinë e Maqedonisë

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, sot qeveria kaloj rebalancin e buxhetit, të hyrat janë korrigjuar në 3.207 miliardë euro, si rezultat i pandemisë socio ekonomike, ndërsa shpenzimet prej 3.959 miliard euro, deficiti 6.8 %.
Ky rebalanc është dizajnuar apostafat për ndihmën e rimëkëmbjes së ekonomisë vendore duke ndihmuar biznesin dhe qytetarët, konform masave që do ndihmojnë rritjen e konsumit privat dhe publik.

Në këtë rebalanc janë inkorporuar masat ekonomike. Poashtu janë parashikuar kupona për grupe të targetuara të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme. Ata do të marrin nga 100 euro secili, të cilat mund t’i përdorin për bashkëfinancim, akomodim, si dhe trajnime për përvetësimin e aftësive në IT. Për më tepër, ata do të jenë në gjendje të marrin një kartë shtëpiake plus me nga 50 euro, nëse vijnë nga familje me të ardhura të ulëta.


Në këtë pako gjithashtu ofrohet edhe ndihma e drejtpërdrejtë për ekonominë. Kredi pa interes në vlerë prej 31 milion euro do të sigurohet përmes Bankës së Zhvillimit, si dhe 120 milion euro kredi të dhëna nga bankat tregtare, ku shteti do të jetë si garanci.

Ekziston gjithashtu një shpërblim për 3.000 mjekë dhe staf mjekësor në klinikat e sëmundjeve infektive, të cilët do të marrin 20% pagë më të lartë në dy muajt e ardhshëm.

Do të ketë gjithashtu ndihmë për fermerët, 50.000 fermerë do të marrin kartat e pagesës për karburant dhe do të ketë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për ristrukturimin e prodhimit. 50 milion euro janë ndarë për modernizimin e bujqësisë. Janë parashikuar edhe partneritete publike-private në vreshtari dhe sektorin e duhanit. Paketa e tretë e masave pritet të shpallet në fillim të javës tjetër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori