LAJMI I FUNDIT:

Angellov: Poshtërimi dhemb më shumë se predhat e UÇK-së (Foto)

Angellov: Poshtërimi dhemb më shumë se predhat e UÇK-së (Foto)

Stojançe Angellov në profilin e tij në Facbook shkruan se Nikolla Gruevski ka paditur “branitellat” e lënduar maqedonas, që t’i kthejnë paratë e tyre të përgjakshme që i kishin marrë si dëmshpërblim për shkak se kanë humbur pjesë të trupit, sipas Angellovit, duke e mbrojtur atdheun, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ka paditur dhe familjarët e të vrarëve në Vejcë, ka paditur prindërit, baballarët dhe nënat, gratë dhe fëmijët e të vrarëve. Unë personalisht e kam lutur Nikolla Gruevskit të largojë këto padi të pakuptimta, por ai as që donte të dëgjojë”, shkruan Angellov.


Ai gjithashtu thekson se gjatë ditëve në vijim do të postojë seri të siç e quan, patriotizmi të rrejshëm të Gruevskit, që populli maqedonas ta kuptojë njëherë e mirë se kush është ai.

Në komentet e këtij statusi, Angellov ka postuar një artikull me mbishkrimin “Poshtërimi dhemb më shumë se predhat e UÇK-së”, në të cilin shkruhet se njëri nga të plagosurit maqedonas në luftën e 2001 duhet të kthejë paratë që i ka marrë si dëmshpërblim prej luftës, me kamatë me kërkesë të Nikolla Gruevskit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori