LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie do të portretizojë këngëtaren ikonë të operës, Maria Callas në filmin e ri

Angelina Jolie do të portretizojë këngëtaren ikonë të operës, Maria Callas në filmin e ri

Angelina Jolie ka marrë një rol të ri në filmin e ardhshëm “Maria”.

Të premten (21 tetor) u njoftua se aktorja fituese e çmimit “Oscar” do të portretizoi këngëtaren ikonë të operës, Maria Callas.

Artistja ishte e njohur për gamën e saj të jashtëzakonshme në skenë, si dhe për jetën e saj private që përfshinte një romancë me manjatin grek të anijeve Aristotle Onassis, i cili më pas u martua me Jackie Kennedy.

Foto: Getty

“Unë e marr shumë seriozisht përgjegjësinë për jetën dhe trashëgiminë e Maria”, tha Jolie në një deklaratë.

“Unë do të jap gjithçka që mundem për të përballuar sfidën”, u shpreh aktorja.

Foto: Getty Images

Ylli i “Tomb Raider” përmendi gjithashtu regjisorin e filmit, Pablo Larrain, të cilin ajo tha se e ‘adhuronte prej kohësh’.

“Të lejohet mundësia për të treguar më shumë për historinë e Marisa me të, dhe me një skenar nga Steven Knight, është një ëndërr”, tha nëna e gjashtë fëmijëve.

Jolie ka portretizuar edhe më parë njerëz të famshëm, në vitin 1998 ajo luajti rolin e modeles Gia Carangi në filmin “Gia” dhe në 2007 ajo luajti si Mariana në filmin “A Mighty Heart”.

Regjisori, i cili njihet më së shumti për fotot bio Jackie (për Jackie Kennedy, luajtur nga Natalie Portman) dhe Spencer (për Diana, luajtur nga Kristen Steëart), bëri gjithashtu një koment.

“Ta bësh këtë me Angelinën, një artiste jashtëzakonisht e guximshme dhe kurioze, është një mundësi magjepsëse. Një dhuratë e vërtetë”, tha regjisori i filmit Larrain.

Callas jetoi nga viti 1923 deri në vitin 1977. Ajo ka lindur në Amerikë me origjinë greke dhe më pas është trajnuar në Greqi si dhe në Itali.

Ajo nuk ishte e njohur vetëm për zërin e saj të jashtëzakonshëm, i cili e bëri atë një nga këngëtaret më të mira të operës së shekullit të 20-të, por edhe për bukurinë e saj të që vuri në qendër të vëmendjes romancat e saj të shumta.

Callas ishte e njohur edhe për rivalitetin e saj të ashpër me këngëtaren italiane të operës Renata Tebaldi.

Filmi do të mbulojë historinë e saj të jetës dhe do të përfundojë me vdekjen e saj tragjike në Paris, pasi vuante nga problemet e shikimit që e lanë pothuajse të verbër.

Në vitin 2014, Meryl Streep thuhet se do të luante Callas në “Master Class” me Mike Nichols si regjisor, por projekti nuk u realizua.

Në fillim të këtij viti, Monica Bellucci luajti në një shfaqje për Callas. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori