LAJMI I FUNDIT:

Anëtari i Arsenalit, David Luiz: Triumfi me Chelsean në Ligën e Kampionëve është momenti im më i mirë në karrierë

Anëtari i Arsenalit, David Luiz: Triumfi me Chelsean në Ligën e Kampionëve është momenti im më i mirë në karrierë

David Luiz ka thënë se triumfi në Ligën e Kampionëve me Chelsean në vitin 2012, është momenti i tij më i bukur në karrierë.

Mbrojtësi brazilian ka zbuluar se ai kishte pësuar lëndim para finales ndaj Bayern Munichut, mirëpo kishte luajtur me një këmbë, vetëm që mos të humbnin finalen që u zhvillua në Allianz Arena.


“Më ishte thënë se nuk do të mund të luaja në finale ndaj Bayern Munichut shkaku i një lëndimi që kisha pësuar para takimit”, ka thënë mbrojtësi.

“I thash vetes: Mos harro nga je, mos harro se si i ke bëra gjërat dhe ku je tani. Nuk jam frikësuar asnjëherë të bëjë gjëra të mëdha”.

“Janë mbi 200 milionë brazilian dhe vetëm njëri nga ta e ka shansin të luajë në finale- ai jam unë. Mund ta humbë një këmbë, por do të qëndrojë në fushë deri në fund”, ka shtuar më tej ai.

Luiz ishte me Gary Cahillin në mbrojtje në finale deh arritën të triumfonin me anë të penalltive, derisa ndeshja kishte përfunduar 1-1 në kohën e rregullt.

Kështu, Chelsea fitoi për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve, derisa David Luiz në verën e kaluar u largua nga The Blues për të kaluar te rivali lokal The Gunners. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Sky Sports

Sky Sports "zbulon" rezultatet e xhiros së ardhshme në Ligën Premier - Liverpooli dhe Arsenali dështojnë sërish

Premier League
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Bundesliga
Kalo në kategori