Ndërsa ngërçi në jurinë që përzgjedh çmimin Nobel në Letërsi po i afrohej zgjidhjes, sot lindi një problem tjetër teksa tre anëtarë hodhën poshtë lajmin se do ktheheshin në Akademinë Suedeze.
Sara Danius, gruaja e parë që kryeson akademinë që nga viti 1786, shkruan në Facebook me germa të mëdha se ajo nuk kishte “asnjë plan për t’u kthyer”.
Ajo u largua në muajin prill së bashku me Peter Englundin dhe Kjell Espmarkun pas një debati që ka përfshirë këtë institucion, që është tronditur nga akuzat për ngacmim seksual të ngritura nga 18 gra kundër bashkëshortit të një anëtareje tjetër të Akademisë, poetes Katarina Frostenson, e cili është tërhequr për një periudhë kohe.
Englund shkruan në Instagram se ai nuk do të marrë pjesë në asnjë takim, por do dëshironte të luante një rol konstruktiv në ringritjen e institucionit. Englund më vonë jep një deklaratë të përbashkët në emër të tre anëtarëve për Radion Suedeze ku thuhet se lajmet e publikuara në media për kthimin e tyre ishin të pabazuara.
“Ne ndoshta mund të marrim pjesë në votime më të rëndësishme,” thuhet në deklaratë.
E përditshmja ”Svenska Dagbladet” është një nga mediat që raportoi për kthimin e tyre të enjten.
Votat e tyre nevojiten për një kuorum prej 12 vetash për të zgjedhur anëtarë të rinj. Katër vende janë të lira pas dorëheqjeve. Vetëm nëntë nga 18 anëtarët e akademisë – të zgjedhur për jetë – janë paraqitur rregullisht përpara pushimeve verore.
Sesioni i vjeshtës i akademisë do të rifillojë më 6 shtator.
Për shkak të krizës, akademia në maj tha se do të shtyjë deri vitin e ardhshëm njoftimin për laureatin e Nobelit për 2018. /atsh/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTurqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Historia e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
FALJA
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë