LAJMI I FUNDIT:

Anëtarësimi në OBT mund të negociohet (Video)

Anëtarësimi në OBT mund të negociohet (Video)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), duhet të negociohet, por kjo varet nga kapaciteti për të negociuar.

Negocimi sipas tij, është me shtetet veç e veç për modalitetet e marrëveshjeve të tregtisë.

“Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë, çdo herë kur ka kapacitet për ta negociuar anëtarësimin. Sepse anëtarësimi në OBT negociohet me vendet anëtare të OBT-së, duke negociuar kushtet e tregtisë si dhe aspektet tarifore dhe të marrëveshjeve tregtare”, ka thënë Rukiqi.

Por sipas tij, anëtarësimi bartë në vete edhe implementimin e ligjeve të caktuara. /Telegrafi/