LAJMI I FUNDIT:

Andi Mashkulli, 15 vjeçari që u shpall fitues i garës mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë informative

Andi Mashkulli, 15 vjeçari që u shpall fitues i garës mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë informative

Andi Mashkulli është nxënës i zellshëm dhe tejet i suksesshëm edhe i Shkollës Digjitale në Prizren.

Reklama

Para disa ditësh, ai është shpallur fitues i çmimit “ Albanian ICT- Rising star” deri në moshën 16 vjeç me projektin “ Travigo” , në garën më të madhe kombëtare në fushën e Teknologjisë Informative të mbajtur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Andi, 15 vjeç, ndjehet tejet i lumtur për “suksesin e arritur mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë, në garën e parë në të cilën kishte aplikuar vetë”.

Andi flet edhe për garën, të cilën e përshkruan si natë me emocione dhe një eksperiencë të mirë për atë, në një kompeticion të fortë.

Për suksesin e arritur, ai thotë se është meritë edhe e stafit të Shkollës Digjitale, për mbështetje dhe përgatitjen e tij sa më të suksesshme për garën në të cilën kërkoheshin njohuri të shumta në fushën e Teknologjisë Informative.

Ai gjithashtu e vlerëson punën që bëhet në këtë institucion të veçantë arsimor, ndërsa tregon se pasionin që ka për këtë fushë do ta vazhdojë edhe në të ardhmen.

I lumtur me suksesin e Andit, ishte edhe përgjegjësi i Shkollës Digjitale, Florian Piraj, i cili tha se “një e arritur e tillë i bën nder shkollës tonë, dhe njëkohësisht tregon edhe punën tonë përplot përkushtim që bëjmë përveç njohurive bazike edhe në ngritjen e kapaciteteve të nxënësve, në fushën e Teknologjisë Informative”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google prezanton Pixel 8 dhe 8 Pro, si dhe Pixel Watch 2

Google prezanton Pixel 8 dhe 8 Pro, si dhe Pixel Watch 2

Teknologji
iPhone 15 Pro Max vs Samsung Galaxy S23 Ultra, kush i mbijetoi testit të rënies?

iPhone 15 Pro Max vs Samsung Galaxy S23 Ultra, kush i mbijetoi testit të rënies?

Teknologji
Prezantohet Nokia XR21 Limited Edition, HDM Global filloi prodhimin në Evropë

Prezantohet Nokia XR21 Limited Edition, HDM Global filloi prodhimin në Evropë

Teknologji
CEO i SoftBank: Inteligjenca artificiale që tejkalon atë njerëzore në pothuajse të gjitha fushat, do të vijë brenda 10 vjetëve

CEO i SoftBank: Inteligjenca artificiale që tejkalon atë njerëzore në pothuajse të gjitha fushat, do të vijë brenda 10 vjetëve

Teknologji
Një përdorues i iPhone 15 lëshon një paralajmërim – thotë se një aplikacion po e zbraz 25% të baterisë së telefonit të tij

Një përdorues i iPhone 15 lëshon një paralajmërim – thotë se një aplikacion po e zbraz 25% të baterisë së telefonit të tij

Teknologji
Sneaker X është një kompjuter i fuqishëm në formën e lëkurës

Sneaker X është një kompjuter i fuqishëm në formën e lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori