LAJMI I FUNDIT:

Anderson dëshiron transferimin në Chelsea, Lazio kërkon shumë

Anderson dëshiron transferimin në Chelsea, Lazio kërkon shumë

Agjentët e sulmuesit brazilian, Felipe Anderson, janë duke punuar për të transferuar sulmuesin e Lazios te Chelsea.  

Braziliani i ri kishte qenë shumë afër Manchester United vitin e kaluar, por klubi italian ka insistuar se kishte refuzuar një ofertë prej 50 milionë euro.


Felipe Anderson së fundmi ka ndryshuar agjentin e tij për Giuliano Bertolucci, i cili është i lidhur me Kia Joorabchian dhe këta të dy janë duke punuar për kalimin e tij në Ligën Premier te Chelsea, për të punuar me Antonio Conten në Stamford Bridge.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

23-vjeçari këmbëshpejt është nën kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2020, por raporti i tij me klubin lacial është bërë gjithnjë e më i tensionuar.

Megjithatë, Lazio janë tejet negociatorë të vështirë dhe nuk duket të gatshëm për të lënë të shkojë për më pak se 30 milionë euro. /Telegrafi/