Ancelotti: Pippo do të jetë trajner i mirë

Clarence Seedorf pritet të largohet nga klubi italian, ndërsa Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani kanë vendosur ta angazhojnë ish-sulmuesin rossoner në postin e trajnerit.
“Pippo ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm, një dëshirë të madhe dhe tashmë ka përvojë paraprake me të rinjtë”.
“Ai i ka të gjitha që i duhen... Nëse bëhet trajner, i uroj fat”, ka deklaruar ish-trajneri i Milanit.
Ndryshe, 54-vjeçari ka thënë se do t’i pëlqente që ta drejtojë Italinë dikur në të ardhmen. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/05/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate










































