Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti mund të kthehet te Paris Saint-Germain verën e ardhshme, shkruajnë mediat franceze.

Pozita e Ancelottit po bëhet më pak e sigurt me secilën ditë që po kalon, ndërsa humbja 2-1 e Napolit ndaj Bolognas fundjavën e kaluar, është një varg i rezultateve të dobëta.

Është folur që 60-vjeçari mund të pushohet nga puna dhe në vend të tij mund të vije Gennaro Gattuso.

Carlo Ancelotti (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Foot Mercato shkruan se Ancelotti mund të kthehet te PSG si zëvendësim për Thomas Tuchelin, i cili është i lidhur me një kalim te Bayern Munich.

Po ashtu shkruhet se lojtarë si Thiago Silva dhe Marco Verratti po flasin në dhomat e zhveshjes për rikthimin e Ancelottit.

Carlo Ancelotti (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images)

Ish-trajneri i Milanit i trajnoi parisienët për 18 muaj, nga janari 2012 deri në qershor 2013, duke fituar një titull të Ligue 1.

Ai më pas shkoi te Real Madridi, ku e fitoi Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/