Trajneri i Napolit, Carlo Ancelottin, disa ditë të javës së fundit i kaloi në Madrid.

Sipas Marcas, një nga arsyet e vizitës të teknikut italian është edhe tregu i transferimeve të skuadrës napolitane.


Besohet se ai është takuar me drejtorin sportiv të Real Madridit, Jose Angel Sanchez, për të diskuar rreth disa transferimeve të mundshme.

Carlo Ancellotti (Foto: Getty Images për Audi)

Besohet se fillimisht temë diskutimi ishin Karim Benzema dhe Hakim Achraf.

Por, transferimi i dyshes nuk është lehtë për t'u arritur, sepse si sulmuesi francez është në planet e trajnerit Julen Lopetegui, kurse për mbrojtësin maroken janë futur vonë në garë.

Për Achraf tashmë e disa kohë ka shfaqur interesim Borussia Dortmund dhe besohet se klubi gjerman është afër të sigurojë shërbimet e 19-vjeçarit.

Përveç Benzemas trajneri italian ka shfaqur interesim për të kthyer në Napoli edhe Edinson Cavanin.

Aktualisht është vetëm fillimi i tregut të transferimeve dhe sa do të arrijë presidenti Aurelio De Laurentiis të përmbushë dëshirat e Ancelottit kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/

telegrafi sport app