LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Napoli transferon Fabian Ruizin

Zyrtare: Napoli transferon Fabian Ruizin

Real Betis kanë konfirmuar zyrtarisht se Napoli ka paguar klauzolën e blerjes prej 30 milionë të mesfushorit Fabian Ruiz, i cili nga sot (e enjte) do të jetë një lojtar i skuadrës italiane.

Mesfushori spanjoll ishte një emër interesant në tregun e transferimeve dhe është lidhur me një varg klubesh.


Megjithatë, Napoli ka arritur të transferojë atë, i cili vjen si zëvendësim i Jorginhos që pritet të zyrtarizohet te Manchester City.

Agjenti i Jorginhos, Santos: Jemi duke pritur vetëm një telefonat që të kryhet transferimi te City
Lexo po ashtu Agjenti i Jorginhos, Santos: Jemi duke pritur vetëm një telefonat që të kryhet transferimi te City

“Real Betisi konfirmon se SSC Napoli ka paguar klauzolën e blerjes së Fabian Ruiz”, thuhet fillimisht në deklaratën e klubit në faqe zyrtare.

“Në këtë mënyrë, lojtari do të lërë Real Betisin. Klubi nga Verdiblanco falënderon Fabianin për angazhimin dhe qëndrimin e tij gjatë kohës së tij në klub dhe i dëshiron të gjitha më të mirat në Itali”.

“Fabian, kjo do të jetë gjithmonë shtëpia juaj”, mbyllet njoftimi i Real Betisit.

Edhe skuadra italiane, Napoli, ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit spanjoll.

“Napoli njofton nënshkrimin e përhershëm të lojtarit Fabian Ruiz Pena nga Real Betis. Ai ka nënshkruar një kontratë deri më 20 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e Napolit. /Telegrafi/