LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti barazon rekordin e Zidanes – atij iu deshën më pak ndeshje

Ancelotti barazon rekordin e Zidanes – atij iu deshën më pak ndeshje

Rikthimi i Real Madridit ndaj Las Palmas të shtunën doli të ishte një rezultat i madh për madrilenët në garën për titull kampioni në La Liga.

Për momentin, ata kanë dy pikë më shumë se Girona që është në vendin e dytë në tabelë, ani pse katalanasit mund ta ‘rrëmbejnë’ përsëri kreun në rast fitoreje sot (e diel) ndaj Celta Vigos.


Kjo ishte hera e tetë këtë sezon që Real Madridi e ka fituar një ndeshje pasi paraprakisht ishte duke humbur, diçka që është një tregues i qartë i mentalitetit të ekipit të Carlo Ancelottit.

Italiani gjithashtu meriton duartrokitje për këtë rikthim, pasi me zëvendësimet e tij arriti që të ndryshojë rrjedhën e lojës dhe në fund të siguroj tri pikët.

Përveç tri pikëve, kjo ndeshje rëndësi të veçantë pati për Ancelottin edhe mbi faktin se ai tashmë ka futur edhe më thellë emrin e tij në historinë e Real Madridit.

Tekniku italian tashmë ka fituar 124 ndeshje si trajner i “Los Blancos”, duke barazuar rekordin që Zinedine Zidane e kishte arritur gjatë dy periudhave në kryeqytetin e Spanjës.

Carlo Ancelotti tregon ‘mjetin’ që përdor për të fituar ndeshjet me Real Madridin
Lexo po ashtu Carlo Ancelotti tregon ‘mjetin’ që përdor për të fituar ndeshjet me Real Madridin

Dallimi i vetëm është se për të kapur këtë shifër Ancelottit iu deshën 174 ndeshje ndërkohë Zidane e kishte arritur pas 183 ndeshjeve të luajtura.

64-vjeçari tani është fokusuar tek vendi i parë që mbahet nga Miguel Munoz me 257 fitore. Sidoqoftë, ani pse kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare muajin e kaluar, me shumë gjasa italiani nuk do të jetë në gjendje ta kapë këtë shifër, përveç në rast se qëndron më gjatë në klub./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori