Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola po shtynë fuqishëm përpara llojin e futbollit që e luajnë zakonisht skuadrat kampione dhe me këtë, ai po i bën kritikët t’i hanë fjalët e veta.
Një prej këtyre kritikëve jam edhe vet unë, kur para derbit ndaj Unitedit solla analizën mbi master planin e mundshëm të Jose Mourinhos. Atë e bëri të dukej një mundësi, të pamundshme për realizim nga Unitedi. Kështu e bëri të dukej Pep Guardiola me futbollin e tij.
City asnjëherë në tetë vitet e fundit nuk e ka dominuar futbollin anglez me posedim.
Premier Liga është dominuar nga skuadra me mbrojtje kokëforte dhe mesfushorë tejet energjikë për të tërhequr kundërsulmet.
Nuk është çudi që Guardiola ngriti skepticizëm kur arriti te City. Çka do që kemi folur atë kohë, do të konkludonim se stili i tij është i papërshtatshëm për futbollin anglez, nga statistikat e deri te deklaratat e ekspertëve të vjetër, e deri te menaxherët e rinj si Andre Villas Boas që thoshin të njëjtën gjë.
Vetëm 18 muaj më parë vlera e posedimit të topit ishte refuzuese në Angli. Guardiola tash po e kthen së prapthi një trend stilistik që ka karakterizuar kampionatin ndër vite.
Vërejtja AVB
Mos e nënvlerësoni teorinë se Barcelona do të vuante nëse do të vinte në Ligën Premier. Shumë njerëz e besuan si të vërtetë dhe për një kohë të gjatë kështu edhe u duk në realitet.
Në njërën anë, skepticizmi ishte një version i arsyetimit të Andy Grayt se Lionel Messi do të vuante në një mbrëmje me erë e shi në Stoke. Si Messi, Barca – ose kë do që tenton t’i kopjojë ata – do të konsideroheshin atë kohë të “lodhët” për t’u konsideruar si seriozë në Angli. Ndërhyrjet e forta do të frikësonin organizatorët e brishtë. Topat e gjatë do të shkaktonin probleme për qendërmbrojtësit “e kulturuar”. Mbrojtjet plot grintë do t’i rezistonin ndërtimit steril të lojës e më pas do hidheshin në kundërsulm.
Nuk ishte vetëm Gray dhe lloji i analistëve si ai që besuan këtë. Ish-trajneri i Chelseat, Andre Villas – Boas (AVB), një pëlqyes i futbollit ekzotik sulmues, tha në vitin 2011 se sistemi i 4-3-3 i Barcelonës nuk do të funksiononte kurrë në Angli “për shkak të rrezikut të humbjes së topit”.
Teoria e tij u duk korrekte. Manchester City doli në vend të tretë në vitin e parë nën drejtimin e Guardiolas dhe dhuronte gola në udhëtim duke humbur topin në zona të rrezikshme. City dominonte ndeshjet pa i vendosur ato. Në udhëtime të ftohta në dhjetor e janar, City u deklasua 4-2 nga Leicesteri dhe 4-0 nga Evertoni, dy skuadra reaktive që mbroheshin dhe prisnin kundërsulme.
Shumë prej kësaj ishte në linjë me atë që ndodhi në Angli në vitet e fundit. Nëse Guardiola do të kishte marë parasysh të kaluarën, ai do të ndryshonte stilin e tij të lojës.
Hiqe qafe topin
Kjo për shkak se askush në Angli nuk është varur krejtësisht nga posedimi dhe fitoi titullin. Edhe klubet e Mançesterit kanë fituar bashkë katër tituj nga viti 2011 deri në vitin 2014, tri prej të cilave erdhën nga menaxherë me mentalitet kundërsulmues si Sir Alex Ferguson dhe Manuel Pellegrini të cilët përzien hekurin me pambuk. Ferguson ndërtonte aksionet nga mbrojtja me mesfushorë teknikë që komandonin qendërmbrojtësit. Pellegrini kishte luftëtarë si Vincent Kompany dhe Fernandinho.
Krejt së fundmi, që nga viti 2015, fituesit kanë qeën më reaktivë. Receta ka qenë mbrojtja e fortë, një mesfushë puntore dhe shpejtësi në sulm.
Së pari Jose Mourinho ishte ai që luante futboll të thjeshtë me Chelsean para se të rikthente stilin defensiv që ja solli titullin. Chelsea ishte e gjashta me posedimin më të madh në Angli. Më pas ishte Claudio Ranieri, Leicesteri i të cilit mbante më pak topin se të gjithë të tjerët. Titulli tjetër i shkoi Antonio Contes, ashtu sikurse Mourinhos, bazuar në suksesin e tij në mbrojtje të fuqishme dhe kundërsulme të shpejta. Chelsea i tij ishte po ashtu i gjashti për posedim të topit.
Formula fituese u definua nga një ndryshim i madh në kampionat. Ekipet më shtatshkurtëra forconin mbrojtjet dhe nuk merrnin iniciativën. Në mes të sezonit 2011/2012 dhe 2015/2016 mesatarja e posedimit të ekipeve që fitonin titullin ka rënë në mënyrë drastike nga 52.8 për qind në 50.3 për qind.
Si rezultat, numri i fitoreve në udhëtim kishte rënë. Arsene Wenger tha se ekipet po bëheshin më të forta dhe më të qëndrueshme, më të pajisura për t’u mbrojtur për 90 minuta dhe se po ashtu kundërsulmet nga mbrojtja në sulm ishte përmirësuar.
“Posedimi nuk po shpërblehet më si më parë”, Arsene Wenger.
Ky ishte lajm shumë i keq për Wengerin, i cili ndoshta simbolizoi ndryshimin më shumë se askush tjetër duke parë që Arsenali nuk fitoi titullin nga viti 2004, një kohë kur ata i kishin këto kualitete. Ishte po ashtu një vërejtje për Guardiolan, pro ai injoroi këtë dhe u denua.
Këtë sezon, ai megjithatë po del fitimar sërish.
Trend setters
Në fakt, City është bërë edhe më ekstrem se sa seonin e kaluar. Posedimi i City në mesatare ka kaluar nga 60.9 për qind në 66 për qind. Në vend se të kërkonte kompromis mes idealeve të veta dhe kulturës angleze, që u duk me sens gjatë verës – Guardiola shkoi në anën e kundërt.
Pak ndryshoi te City përtej shkathtësisë për të mjeshtëruar stilin e tij. City shpenzoi shumë, por i vetmi lojtar i transferuar që ka performuar rregullisht ishte Kyle Walker. Pjesa tjetër është për shkak të përmirësimeve teknike dhe taktike, një kuptim më i thellë i asaj që kërkon Guardiola.
Atij i është dhënë më shumë prej asaj që ai ka thënë gjthmonë se i duhet: kohë.
Rezultatet ishin 15 fitore dhe një barazim në 16 ndeshje, ashtu sikurse 48 gola. Në atë që supozohet të jetë kampionati më konkurrues në Evropë, me ekipe mesatare shumë të pasura dhe me menaxherët prej më të mirëve në botë, City ja ka dalë ta shndërrojë këtë sezon në luftë një-ekipore për vendin e parë në mes të dhjetorit.
Dhe, kështu Villas Boas duket të ketë qenë gabim.
“Njerëzit thanë se ne nuk mund të luanim sikurse Barcelona në Angli, por është e mundur dhe ne e bëmë këtë”, Pep Guardiola.
“Unë e kam ditur këtë sezonin e kaluar. Gjithmonë kam besuar se do ta bënim këtë”, u shpreh tekniku pas fitores ndaj Unitedit në Old Trafford.
Nëse City e fiton titullin, atëherë në mënyrë të jashtëzakonshme do të kthente së prapthi trendin anti-posedim për vendin e parë në tabelë. Disa përkrahës të Guardiolas jo vetëm se kanë parashikuar se ai do të fitonte titullin, por edhe se stili i tij do të kopjohej deri në atë masë sa të quhej revolucion.
Nëse kjo do të ndodhë, mbetet të shihet, por ajo që duket është se një mit ka shpërthyer.
Mënyra e vjetër e Barcelonës mund të funksionojë edhe në Angli.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skena rrëqethëse në Holandë: Legjenda e Hungarisë pati atak kardiak, por u shpëtua falë intervenimit të shpejtë
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Sylvinho refuzon të parashikojë se në cilën pozitë do të përfundojë Shqipëria në grup
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Barcelona më e favorizuar se Real Madridi në garën për transferimin e yllit gjerman
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën