LAJMI I FUNDIT:

Analisti serb, Krstiq: ‘F*** off’ me targat, ne e duam jetën

Analisti serb, Krstiq: ‘F*** off’ me targat, ne e duam jetën

Branislav Krstiq, gazetar dhe analist serb, i cili jeton e vepron në veri të Mitrovicës, gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, është shprehur i shqetësuar me situatën aktuale në veri të vendit.

Krstiq potencoi se insistimi i kryeministrit të vendit Albin Kurti për konvertimin e targave ilegale në targa RKS është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm.


Sipas tij, ky vendim për Kurtin është vetëvrasje politike.

Branislav Krstiq gjatë intervistë në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu

“Kryeministri me siguri e ka informatën se si është situata në veri. Insistimi në dënime, është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm. Kjo është vetëvrasje politike. Unë që e kam veturën e 10 mijë eurove dhe dua ta regjistrojë atë me targa RKS. Çka me bo me ato RKS, me kalu në veri një natë ma djegin veturën. Nëse e kam gruan të punësuar me buxhet të Kosovës, ajo mbetet pa punë. Kryeministri i kupton këto gjëra, por nganjëherë ai shkon në atë drejtim që nuk dëshiron të dëgjojë. Ky është momenti i fundit që populli nuk e do këtë, as shqiptarët as serbët”, ka thënë Krstiq.

Ai po ashtu i shqetësuar tha se nuk është koha më për luftëra, për siç u shpreh “F*** off (ik mbushuni) me tabelat jug e veri, boll mo”.

“Besoj që ne kosovarët boll kemi luftuar, po flas për shqiptarët dhe për serbët. Veç me humb një jetë të dikujt nuk shkon. Boll mo. Shekulli XXI i digjitalizimit, ne po flasim për tabelat. ‘F*** off’ me tabelat, edhe ana jugore dhe ajo veriore, ne e duam jetën. Jam duke jetuar në veri me fëmijët, jam shqetësuar….”, ka thënë ndër të tjera Krstiq në një intervistë për Telegrafin. /Telegrafi/