Analistët: VMRO, fushatë antiamerikane! (Video)

Kështu ka thënë mbrëmë ish diplomati Nano Ruzhin në emisionin “Rruga drejtë…”, në Alsat M. Ndërkohë, fushata e tillë nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së vërehet edhe nëpër rrjetet sociale. Ish zëdhënësi i qeverisë, Martin Martinoski, përmes rrjetit social Facebook ka tentuar që Departamentin e Shtetit Amerikan ta paraqesë si jo relevant për notimin e demokracisë dhe gjendjen e të drejtave të njeriut nëpër botë.
Ish diplomati Nano Ruzhin thotë se fushata e tillë ka për qëllim relativizimin e efektit në opinion nga Raporti i ashpër i Departamentit të Shtetit Amerikan, të publikuar javën e kaluar.
Sipas mysafirit tjetër, , Mersel Bilallit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mundohen që edhe përkundër gabimeve dhe regreseve që po bën Maqedonia, të ndihmojnë dhe përkrahin vendin tonë.
Ndërsa, profesoresha Frosina Remenska, duke folur për integrimet e vendit në strukturat euro-atlantike, ka vlerësuar se duhet të rritet kontributi i BDI-së për zgjidhjen e çështjes së emrit edhe në praktikë, e jo të mbetet vetëm në kuadër të deklaratave.
Analistët ishin të mendimit se Maqedonia duhet të merr guximin dhe kontestin me Greqinë ta zgjidh sipas modelit Prishtinë-Beograd. /Telegrafi/











































